Me ndiq ne Twitter!

Rama ne Opinion dhe opinionet e teleshikuesve

Lideri socialist Edi Rama u kthye dje pas shumë vitesh në studion e “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Një takim për një intervistë që vende-vende ngjante më shumë me një sfidë mes politikanit dhe gazetarit e që është ndjekur me kureshtje nga shumë teleshikues. Si rrallë herë, nuk kanë munguar as ata që kanë komentuar “përleshjen” në rrjetet sociale. Në këtë Storify janë përmbledhur disa prej këtyre opinioneve të shprehura në Twitter dhe Facebook nga njerëz të shtresave dhe profesioneve të ndryshme, të gjithë teleshikues të programit televiziv. Një tjetër provë se në vitin 2012, në epokën e të ashtuquajturës “social media” (media sociale/shoqërore), çdokush është në gjendje të shprehë në kohë reale mendimet e tij, të aprovojë apo të kritikojë këdo, qofshin ata disa prej personazheve më në zë të jetës publike vendase. Një leksion që politikanët tanë nuk mund të injorojnë më.

Rama ne Opinion dhe opinionet e teleshikuesve

Lideri socialist Edi Rama u kthye dje pas shumë vitesh në studion e “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Një takim për një intervistë që vende-vende ngjante më shumë me një sfidë mes politikanit dhe gazetarit e që është ndjekur me kureshtje nga shumë teleshikues.

Storified by Indrit Maraku · Fri, May 11 2012 10:02:56

OPINION TV KLAN nuk e kuptoni qe po i fryni si shume zjarrit o Z.Fevziu ?Hardi Gurga
Rama në Opinion. Gjynah që Fevziu nuk i hyn politikës, sepse gazetari ka kohë që nuk bën.Dritan Kiçi
Blendi Fevziu; pyetje, ndërhyerje, arrogancë jo-etikë. Shembull banal i gazetarisë moderne. #opinion #klan @ediramaalGent Gjikolli
Edi Rama te opinioni,e la pa fjale Blendin ( big urra per Edin )Enida Bimi
Nuk ishte interviste po ndeshje e shemtuar gjelash nga ku te dy dolen humbes! #OpinionKlanIndrit Maraku
#Rama duke humbur vota,ndersa Fevziu duke humbur profesionalizmin !! Ajo cka Opinion ofron sonte ne Tv Klan !!!Ermal Korance
Mbaroi dhe Opinioni, por se mora vesh kush ishte maskuar si Fevziu?????Irena Shabani
Po kjo Blenda Fevziu qenka shume llafazane…Mircea Dhamaj
eshte cik llafazane dreqi….e ka nga entuziazmi qe i di permendesh vjershat e saliiiiiit
"@BrunaShyti: Blendi Fevziu sot paska nderruar profesion…!!!" Devil’s advocate! @sokolsaitiGent Gjikolli
Edi Rama ne Opinion ke Klani ,si ansjehere mepare Blendi Fevziu sfidohet nga Rama ,jo sic e bene zakonisht ,monopolizon informacioni !Blerim Shabani
Blendi Fevziu don me ia "nxjerr" syte Edi Rames ne emisionin #opinion ne #tvklan. Blendi Fevziu = Jeta Xharra. :) Mentor Pajaziti
Fevziu po kerkon te pastroje figuren e Metes nepermjet Rames!!Keshtu eshte shkon ha nje darke…luge corbe dhe detyrohesh ta vjellesh gjithe jeten!Gerta Sinaimeri
#fevziu po shpalos nje lloj qeshjeje te re te padegjuar me pare( te kujton qeshjen e cunave te lagjes) #opinionBlenti Shehaj
Sipas informacioneve te brendshme nga debati Fevziu-Rama, te dy kane ardhur shume te pergatitur dhe kane bere pakt te fikin celularet.Revista Anabel
Fevziu pse ben si cinik? Nuk i shkon fare. Eshte shume okay kur s’eshte cinik.Revista Anabel
Blendi Fevziu mbetet gjithmone nje vocerrak ne inteligjence e gjigand ne mendjemadhesi!Aleanca-Kuq E Zi Toscana
Vijojne te me shkruajne: Kjo nuk eshte "e ardhme", Ky eshte "vazhdimi"!!Erion Brace
Sdq, @ediramaal i kane kushtuar shume gabimet kolosale, si bojkotimi i Kuvendit dhe mosperfillja e debatit te brendshem (Ben Blushi etc)Adriatik Kelmendi
@ediramaal & @BlendiFevziu ne"OPINION" ndonjehere nuk ngjan si Gazetar-Opinionist por si Blendi Fevziu vs Edi Rama.Rama ne OPINION pozitive.Besmir VELAJ™
Prezenca e zotit Rama ne Klanin e ardhur ne Tirone e ka nje rrenge brenda por, Fevziut i iku cehra sonte njehere…Jonida Roli
Blendi Fevziu I Emocionuar?!?! C’ne me gjithe ate eksperience?!?!Besmir VELAJ™
TVklanit-po i bie audienca,avokatet e SaliGrad’it mendojn se e rekuperojn me ‘EZELIN’! Kane te drejt se seriali eshte me i besueshem se"ata"Brunilda SHYTİ
Kush eshte Blendi i Kosoves?Astrit Gashi
Plot reagime nga komuniteti i Twitterit per debatin ne TV KLAN.I falenderoj te gjithe.Per ke se ka ndjekur do e kete pasdite ne edirama.alEdi Rama

Pas 244 vitesh, Enciklopedia Britannica nuk do të shtypet më

Pas 244 vitesh, Enciklopedia Britannica, e njohur në të gjithë botën, nuk do të shtypet më. Në epokën dixhitale dhe e përballur me konkurencën e Wikipedia-s, Enciklopedia Britannica do të fokusohet kryesisht në versionin e saj online.

“Disa do të ndjehen të trishtuar. Por tashmë kemi një mjet më të mirë. Web-i përditësohet vazhdimisht, është shumë më i bollshëm dhe ka multimedia”, tha Jorge Cauz, president i kompanisë me seli në Chicago.

Që prej lindjes së saj 11 vjet më parë, Wikipedia ka bërë shumë përparime në zëvendësimin e autoritetit të ekspertëve me diturinë e turmës, shkruan New York Times. Faqja tashmë përditësohet dhe editohet nga dhjetëra mijëra përdorues nga e gjithë bota dhe gradualisht është pranuar si një burim i kuruar dhe i qartë, edhe nga shumë shkollarë dhe akademikë, shton i njëjti burim.

Britannica online do të jetë më e vogël. “Nuk mund të merremi me çdo personazh kartonash, nuk mund të merremi me jetën dashurore të çdo vip-i. Por na duhet një alternativë ku faktet të jenë vërtetë të rëndësishme. Britannica nuk do të jetë në gjendje të jetë aq e gjerë [sa Wikipedia] por do të jetë e saktë mbi faktet”, tha Cauz.

Një studim i publikuar nga revista “Nature” në vititn 2005 vuri në dyshim saktësinë e Enciklopedisë Britannica në krahasim me Wikipedia-n. Sipas studimit, në çdo 42 zëra Britannica kishte 3 pasaktësi ndërsa Wikipedia 4.

Britannica, enciklopedia më e vjetër në gjuhën angleze që vazhdon të publikohet, është kthyer gati në një çështje lluksi për shkak të çmimit të saj që shkon në 1395 USD. Shpesh blehet nga ambasadat, bibliotekat dhe institutet kërkimore. Nga edicioni i fundit i shtypur, ai i vitit 2010, vetëm 8000 njësi janë shitur dhe 4000 njësitë e mbetura gjenden në një magazinë.

Mathew Ingram i Gigaom.com thotë se është interesant fakti që historia e Britannica është shumë e ngjashme me atë të Wikipedia-s: ajo ka pasur mijëra kontribuentë ndër vite, emra edhe të kalibrit të Albert Einstein. Ajo që ka ndryshuar është se Interneti na ka ofruar një mjet më të mirë për të marrë kontribute nga më shumë njerëz – si ata që janë të njohur për ekspertizën e tyre ashtu edhe ata që nuk janë të famshëm por kanë njohuri që ja vlen të shpërndahen – dhe ta bëjmë këtë shumë më shpejt dhe në mënyrë shumë më efikase.

Kur NYTimes pyet nese duhet te thote te verteten

Ne nje artikull me titull “Should The Times Be a Truth Vigilante?”, nje prej redaktoreve te New York Times pyeste lexuesit nese gazeta e famshme duhej te thonte te verteten ne rastet kur te intervistuarit apo protagonistet e nje ngjarje e modifikojne ose falsifikojne ate. Pyetja duket gati retorike… eshte normale qe lexuesit duan te mesojne nga gazeta se si qendron e verteta! Kete ne fakt e pranon edhe vete redaktori. Epo atehere perse nuk ndodh keshtu?

Shembulli qe sjell redaktori eshte: shpesh, nje prej kandidateve republikane per presidencen amerikane, Romney, akuzon presidentin Obama se kerkon falje ne emer te Shteteve te Bashkuara gjate fjalimeve te tij. Ne kete rast, si duhet te veproje gazeta? Te theksoje ne shkrim nje gje te tipit: “… ne te vertete presidenti Obama nuk e ka perdorur asnjehere fjalen falje ne fjalimet e tij”, duke rrezikuar qe te ngjaje e njeanshem?

Shkrimi i redaktorit te NYTimes ka hapur nje debat te madh ne mediat amerikane. Shume lexues jane shprehur te zhgenjyer pasi mendonin se e verteta ishte objektivi kryesor i gazetes se tyre. Disa prej komenteve poshte artikullit e shprehin qarte kete.

Po c’ka ndodhur me shtypin amerikan, kur ky ka hequr dore prej te vertetes? Jay Rosen shpjegon se “diçka ndodhi ne shtypin tone gjate 40 viteve te fundit qe asnjehere nuk u be me dije dhe qe sot do te mohohej nga maxhoranca e redaksive profesionale. Diku pergjate rruges, thenia e te vertetes u parakalua nga prioritete te tjera ndaj te cilave shtypi mainstream u ndje me shume i detyruar. Ato perfshijne gjera si ‘ruajtja e objektivitetit’, ‘mos dhenia e nje gjykimi’, ‘refusimi i krahmbajtjes’ per te arritur deri ne ate qe une quaj Kendveshtrim nga Askund”.

Por si eshte e mundur qe thenia e te vertetes te kaloje ne plan te dyte ne nje biznes si ai i gazetarise? Eshte sikur te thuash qe doktori nuk vendos me si prioritet te pare shpetimin e jetes se pacientit – thote profesor Rosen – por marrjen e pageses nga shoqeria e sigurimeve. “Kjo shkaterron gazetarine si nje sherbim publik dhe profesion i nderuar”. Nese nuk e ka shkaterruar ende, tashme.

NXITONI! Tragjedia e nje titulli

FATE PRESTO (NXITONI) ulerin sot ne faqe te pare gazeta italiane Il Sole 24Ore. Momenti eshte tragjik dhe duket qe ne formen e titullit te zgjedhur, shkruar me germa te medha.

Lajmi i doreheqjes (dhe pergenjeshtrimi) i nje kryeministri ne social media

Nje Storify qe shpjegon si lindi ne social media lajmi mbi doreheqjen e kryeministrit italian Silvio Berlusconi qe, para se te pergenjeshtrohej nga vete i interesuari ne Facebook, beri Bursen te fluturonte. Nje fenomen i habitshem qe me shume se sa me mediat shoqerore si platforme ka te beje me kulturen e informacionit politik ne Itali.

Wikipedia italiane vetecensurohet per proteste

“Ne keto momente Wikipedia ne gjuhen italiane rrezikon te mos jete me ne gjendje te ofroje ate sherbim qe gjate viteve te ka ndihmuar e qe tani, si zakonisht, po kerkoje. Faqja qe po kerkoje ekziston ende dhe vetem eshte fshehur, por ekziston rreziku qe pas pak te jemi te detyruar ta eleminojme me te vertete”. Keshtu nis mesazhi qe lexon nese viziton Wikipedian ne italisht, mesazh i cili prej dites se djeshme ka zevendesuar te gjitha faqet italiane te enciklopedise se famshme dixhitale.

Vendimi eshte marre nga vullnetaret italiane te enciklopedise ne shenje proteste ndaj paragrafit 29 te projektligjit per pergjimet telefonike qe po shqyrtohet aktualisht nga parlamentaret italiane. Sipas ketij paragrafi, çfaredolloj publikimi online – qofte ky blog personal, kolektiv apo nje gazete me nje redaksi te mirefillte – ka per detyre te publikoje nje “korrigjim” te informacionit te percjelle nese personi i permendur e cileson ate fyese ndaj tij apo te pavertete. Korrigjimi duhet bere brenda 48 oresh nga momenti i kerkeses dhe pa asnje koment nga ana e publikuesit, pavaresisht nga provat dhe burimet qe ky i fundit mund te kete.

Nese projektligji qe ne Itali tashme ka marre emrin “l’ammazza blog” (vrasesi i blogjeve) do te aprovohet, do te thote qe personi i cili do te vleresoje nese vertete ka pasur nje lendim te padrejte te figures/emrit te dikujt nuk do te jete nje pale e trete (si psh. nje gjyqtar) por vete personi qe e deklaron veten te ofenduar. Dhe kjo pavaresisht nga vertetesia e informacionit te publikuar.

Wikipedia thekson se gjate 10 viteve te fundit perdoruesit e saj “kane qene gjithmone te gatshem te diskutojne e te korrigjojne, aty ku eshte mundur te verifikohet ne baze te burimeve te treta, çdo permbajtje te cilesuar ofenduese ndaj kujtdo”, ndonese ajo nuk ka nje redaksi. “Ne rastet shume te rralla kur nuk eshte bere e mundur te gjendej nje zgjidhje, atehere eshte eleminuar e gjithe faqja”.

Perveç protestave te shumta qe kane perfshire ditet e fundit blogosferen italiane, veteçensurimi i Wikipedias kerkon te shpjegoje se nje ligj i tille si ai i propozuar nga e djathta italine do te shkaterronte komplet natyren e hapur, demokratike dhe te pjesemarrjes horizontale mbi te cilen bazohet vete ideja e Wikipedias. “Detyrimi per te publikuar pergenjeshtrime i parashikuar ne paragrafin 29, pa mundur t’i vleresojme ato dhe pavaresisht nga çfaredolloj verifikimi, perben per Wikipedia nje kufizim te papranueshem te lirise dhe pavaresise se saj.”

Vendimi i Wikipedias italiane per t’u autoçensuruar ka marre edhe bekimin e Wikimedia Foundation qe ne nje deklarate per shtyp e shikon projektligjin italian si nje pengese ndaj demokracise dhe lirise se fjales se perdoruesve te Internetit.

 

Jo-gazetaret tane dhe mashtrimi i Tiranes mbi hacker-in serb

Tashme e dime te gjithe qe ceshtja e deklaratave te presidentit rumun mbi shqiptaret dhe pavaresine e Kosoves nuk eshte e vertete. Por nese ka diçka vertete “fantastike” ne kete histori te sajuar eshte fakti se edhe ata qe hodhen zyrtarisht “drite” mbi ngjarjen (Ministria e Jashtme shqiptare) ne te vertete shtuan nje mashtrim mbi mashtrimin fillestar. Historia e hacker-it serb eshte komplet e sajuar dhe gazetaret shqiptare deshtuan, jo nje, por dy here ne te njejten ngjarje.

Deshtimi i pare

Mjafton te lexosh dy paragrafet e para te artikullit ne italisht nga i cili lindi i gjithe debati per te kuptuar se ka dicka qe s’shkon. Ne rradhe te pare, autori nuk thote kur dhe ku i ka thene presidenti rumun keto fjale. Pra mungon konteksti, gje qe nje gazetar duhet ta kuptoje menjehere sepse ai vete, kur shkruan mbi kete ngjarje ne shqip duhet t’i pergjigjet ketyre pyetjeve, te cilat jane dy nga 5W-te e famshme qe duhet te gjendjen ne nje tekst gazetaresk.

Perveç kesaj, bie menjehere ne sy mungesa e thonjezave. Ne te tilla raste çdo gazetar vendos akuzat me te renda ne thonjeza per te ruajtur sidomos prapanicen ne raste denoncimesh: pra kufizohet te citoje. Tjeter element i habitshem: ne paragrafin e dyte GJENDET GATI NJE FJALI E TERE E SHKRUAR ME GERMA TE MEDHA dhe kjo nuk eshte absolutisht e lejueshme pervec bisedave ne chat me miqte (por edhe aty eshte bezdisese). Akoma: mjaftonte te klikohej mbi emrin e autorit per te pare qe ne artikujt e tjere te firmosur prej tij shfaqet hapur nje ndjenje anti-shqiptare. Dhe e fundit, si ka mundesi qe asnje gazetar nuk e pyeti veten pse nje deklarate kaq e forte nuk gjendej ne asnje media tjeter italiane, te cilat shtypi shqiptar i ndjek gjithmone me shume kujdes?

Deshtimi i dyte

Me pas del VizionPlus dhe thote se Ministria e Jashtme shqiptare i ka thene se artikulli ishte veper e nje hacker-i serb. Te gjithe fshijne cfare kane shkruar fillimisht dhe raportojne versionin e VizionPlus, çuditerisht kete here duke e cituar, por serisht pa asnje verifikim. E te mendosh se mjaftonte fare pak gje!

Ne faqen online te JulieNews.it gjenden adresat email te redaksise. Une perdora njeren prej tyre dhe kontaktova pergjegjesin per lajmet nga bota duke i kerkuar nje konfirmim nese faqja e tyre ka qene apo jo objekt sulmi. Ai jo vetem qe nuk e konfirmoi kete por ne nje fare menyre pranoi qe behej fjale per nje gabim nga ana e tyre, qe edhe ata nuk kishin verifikuar lajmin dhe se e bene kete vetem pasi ne redaksi filluan te mberrinin shume kerkesa per sqarime. Kur kuptuan qe behej fjale per nje lajm te shpikur e hoqen ate. Ne fund, kerkoi falje per shqetesimin e krijuar.

Email nga JulieNews.it

Pra, nuk dihet se per çfare motivi, Ministria e Jashtme shqiptare ka sajuar vete historine e hacker-it serb dhe ne kete rast do te ishte e drejte e Beogradit te kerkonte sqarime. Kjo konfirmohet edhe nga redaksia e AlbaniaNews.it: Darien Levani ka kontaktuar personalisht autorin e artikullit (i cili i perket etnise rom dhe jeton ne Itali) dhe pas nje dialogu te shkurter ai ka pranuar se shkrimi i tij ishte komplet i sajuar pasi eshte i merzitur me shqiptaret ne lidhje me gjendjen e minoritetit rom dhe te drejtat qe ai gezon ne Shqiperi.

Post Scriptum

Ana me e habitshme e tere kesaj historie, gjithesesi, eshte nje tjeter dhe ka te beje me paragjykimet etnike (per te cilat edhe ne shqiptaret qe jetojme jashte shpesh ankohemi). Meqenese, sipas autorit, shqiptaret perçmojne etnine rom, ai i quan shqiptaret jevgjite duke i vene fjalet ne gojen e presidentit rumun. Nderkohe, shqiptaret fillojne te mbushin komentet poshte lajmeve online dhe forumet me sharje ndaj rumuneve duke i quajtur ata me perçmim jevgjite; duke mbyllur keshtu qarkun dhe indirekt duke konfirmuar e legjitimuar akuzen fillestare te autorit. A nuk eshte e gjithe kjo mahnitese?