Me ndiq ne Twitter!

Perse gazetaria ne fund te fundit eshte si nje Twitter

twitter-hashcloudsTwitter po e transformon gazetarine. Julie Posetti – gazetare e Tv australian ABC – per kete nuk ka asnje dyshim. Por shton: platforma e microblogging sjell me vete dhe shume dilema etike e profesionale. Fenomeni Twitter u be lajm pas atentatit te vitit 2008 ne Indi, kur mediat zbuluan fuqine e tij per te gjetur lajme dhe per te mbuluar me informacion ngjarje kaq te renda. Eshte pikerisht nga ky moment qe gazetaret profesioniste iu turren Twittosferes.

Nje nga strategjite e fundit te medias – thote Posetti – synon te rrezoje barrikadat qe ndajne ke pergatit lajmet me konsumatoret. Por, ndersa Twitter po shnderrohet ne nje element thelbesor mes veglave te tjera te zanatit – shton gazetarja – po fillojne te lindin probleme etike te cilat gazetaret nuk mund t’i injorojne.

Gazetarja e televizionit ABC ka analizuar kohet e fundit si 25 kolege te saj nga vende te ndryshme te botes e perdorin kete plataforme. “Nuk mund te them se Twitter do te jete shpetimi i gazetarise, por nuk e shoh as edhe si nje kercenim. Perkundrazi, mendoj se Twitter eshte nje fushe e re mbi te cilen gazetaret duhet te praktikojne profesionin”.

Simpatizantet e Twitter besojne se kjo platforme eshte thelbesore nese duam te shpetojme gazetarine. Por ekzistojne ende disa kufij qe i mbajne larg gazetaret nga Twittosfera. Pervec problemeve te lidhura me vendet ne zhvillim, ka edhe disa frenime qe jane fryt i skemave mendore mes gazetareve dhe punedhenesve te tyre.

Nga keta te fundit, ka nga ata qe e shohin Twitter si nje kercenim apo rrezik per profesionin. Keta mendojne se Twitter eshte nje arme me shume ne luften kunder gazetarise.

Ne jehonat e debatit te madh “Blogging kunder Gazetarise”, mund t’i degjosh te thojne se “Twitter nuk eshte gazetarì”. Sigurisht qe jo – kunderpergjigjet Posetti – eshte nje platforme, ashtu si dhe Radio apo Televizioni. Por akti i krijimit te nje tweet mund te jete po aq gazetaresk sa ai i shkrimit te titujve te nje gazete. Ne menyre te ngjashme, Twitter mund te perdoret per te bere nje kronike ne kohe-reale ashtu sic ndodh normalisht ne televizion.

Mbetet gjithsesi problemi i perdorimit privat te kesaj platforme nga ana e reportereve qe, ne disa raste, ka bere te zhurmojne sirenat e alarmit ne disa redaksi. Por – ne menyre paradoksale, thote Posetti – kjo i ben gazetaret te ngjajne me njerezore ne syte e publikut te tyre dhe mund te shtoje interesin ndaj profesionit.

Per kete qellim, ajo propozon ndjekjen e nje vije te mesme, ashtu sic po ben Tv ABC, dhe u sygjeron redaksive te rishikojne rregulloret e tyre te brendshme per t’u shpjeguar gazetareve si te sillen me nje social media, ne vend qe te censurojne perdorimin e tyre.

Share

Nuk ka artikuj te ngjashem!