Edhe BBC do te kete nje Social Media Editor

bbcPas New York Times, edhe BBC ka vendosur te krijoje nje profil te ri pune ne stafin e saj: nje Social Media Editor. Vendimi eshte pjese e plani me te gjere permes te cilit televizioni britanik po perpiqet t’i hape dyert botes se social medias, ben te ditur The Guardian.

Redaktori i ri, qe do jete pjese e redaksise se Londres, do te ndihmoje organizaten te mesoje se si te eksploroje me mire social median. “Ashtu si dhe organizata te tjera lajmesh, edhe ne jemi vetem ne fillimet e dickaje qe eshte shume intriguese”, tha Nic Newman, pergjegjes i BBC per fushen e teknologjise dhe mediat e se ardhmes. “E kuptojme shume mire se social media luan nje rrol shume te rendesishem dhe me kete figure te re ne po koordinojme praktiken me te mire” per t’u ndjekur.

Majin e kaluar ishte New York Times qe i besoi zonjes Jennifer Preston rrolin e redaktores pergjegjese per social median, me qellimin qe te krijonte nje integrim me te mire mes medias tradicionale dhe mediave te reja. Nderkohe, veren e kaluar Sky News shkoi edhe me tutje kur emeroi Ruth Barnett si Korrespondente Twitter: edhe ketu qellimi ishte zbulimi i informacioneve te reja mbi lajmet e ores se fundit.

Edhe BBC ka tashme disa persona qe kontrollojne social median ne kerkim te lajmeve. Gjithsesi, detyra e redaktorit te ri fokusohet ne ndihmen qe duhet t’i jape televizionit te famshem britanik ne ndryshimin e menyres se punes, duke iu pershtatur me shume llogjikes se social medias. “Eshte e natyrshme qe nje njeri nuk mund ta arrije i vetem kete qellim”, thote Newman. “Te arrish teleshikuesin tend edhe permes nje social media do te thote ta konsiderosh ate akoma edhe me seriozisht, dhe kjo gje per BBC-ne eshte shume e rendesishme”.

Nese ky artikull te pelqeu apo nese deshiron te shtosh dicka, perse nuk jep edhe ti mendimin tend? Behu pjese e bisedes permes komenteve!

  • Share/Bookmark

Artikuj te ngjashem:

  1. Sky News gazetareve: Instaloni te gjithe TweetDeck
  2. Social Media, 10 momentet me te rendesishme te 2009-es
  3. YouTube, inovacioni me i madh i dhjetevjecarit ne social media
  4. CNN i shpalos dyert Social Medias
  • Kjo eshte teper interesante. Ndoshta mediat e medha po shohin ne nje fare menyre kercenimin e "faqeve informative" si HuffingtonPost dhe suksesin e tyre nepermjet Social Networks.
  • Kam pershtypjen se jane ne ate fazen qe nuk e kane ende te qarte se cfare duan te bejne (ku duan te shkojne) por e kane kuptuar se duhet te bejne dicka. Per te mbetur tek shembulli yt, nuk eshte e rastit qe Huffington Post per here te pare ka pasur me shume vizita se sa Washington Post... lajm i para pak diteve ky!
    Po mendoja qe ne Shqiperi nga ky drejtim jemi ende shume, shume prapa. Por kjo eshte histori me vete!
blog comments powered by Disqus