Me ndiq ne Twitter!

Liria e shtypit: Europa ne renie, Shqiperia keq

ShtypiEuropa nuk mund te cilesohet me si shembull ne bote persa i perket lirise se shtypit. Ky eshte rezultati i hidhur i raportit vjetor te organizates Gazetare pa kufij (RSF), i cili eshte publikuar pak dite me pare e qe vlereson negativisht edhe gjendjen ne Shqiperi.

“Eshte shqetesuese te shohesh disa demokraci europiane si Franca, Italia dhe Sllovakia te bien vazhdimisht ne klasifikim, vit pas viti”, tha Jean-Francois Julliard, sekretar i pergjithshem i Gazetare pa kufij.

“Europa duhet te jape shembullin kur flitet per te drejtat civile. Por, si mund te denosh shkeljen e te drejtave njerezore gjekundi [neper Bote] kur nuk sillesh ndryshe ne shtepine tende? – pyet Julliard – Efekti Obama, qe i garantoi Shteteve te Bashkuara te ngjisin 16 vete ne klasifikim, nuk eshte nje garanci e mjaftueshme”.

Cdo vit organizata Gazetare pa kufij mbledh prova te sjellura nga gazetare apo eksperte te medias per te renditur me pas vendet e ndryshme persa i perket lirise se shtypit.

Pavaresisht se 13 pozicionet e para jane zene nga vende te Kontinentit te Vjeter, kete vit Franca dhe Sllovakia kane rene ne vendin e 44. Gjendja ne Itali (49) eshte ende me delikate pas denoncimit qe Kryeministri Silvio Berlusconi i beri te perditeshmes la Repubblica pasi kjo e fundit i shtroi publikisht 10 pyetje ne lidhje me nje skandal seksual ne te cilin Berlusconi rrezultoi i perfshire.

Nuk eshte me e mire gjendja ne vende si Spagna (44) dhe Kroacia (78).

SHQIPERIA

Shqiperia renditet ne vendin e 88, persa i perket lirise se shtypit gjate vitit 2009. Ne raportin e organizates kujtohet se 18 vjet pas renies se komunizmit Shqiperia ratifikoi marreveshjen e hyrjes ne NATO. “Ky hap, unanimisht i mbeshtetur nga media dhe klasa politike [...] u duk si nje ‘mrekulli lirie’ nga e cila do te perfitonte edhe media”.

Por “gjalleria dhe rritja ne sektorin e medias nuk siguron nje pluralizem te vertete te lajmeve dhe informacionit. Gazetaria investigative mbetet ne embrion dhe has veshtiresi ne gjetjen e nje hapesire, ne nje shtyp qe i perket grupeve industriale te cilat perpiqen te ruajne sferen e tyre te influences, apo nga parti politike qe teper shpesh ngaterrojne lajmet me propaganden”.

Sipas organizates, gazetaret shqiptare vuajne nga nje jo-stabilitet financiar dhe shoqeror, “i lidhur ky me mungesen e nje konteksti ligjor per ushtrimin e profesionit, qe i braktis gazetaret ne meshiren e fatit te vendimeve arbitrare dhe qe shton korrupsionin”.

Share

Nuk ka artikuj te ngjashem!