News Feed i Facebook, nje zhgenjim i vertete

facebook_logoFacebook dje shtoi nje opcion te ri per faqen kryesore te quajtur News Feed. Ne te vertete kishte kohe qe pritej kjo risi dhe ne Rrjet shihej nje fare entuziazmi, duke menduar se ky ndryshim ne home page do te zgjidhte nje here e pergjithmone problemin e merzitshem te kuiceve.

Pasi e provova per dy dite, rezultati eshte shume zhgenjyes… te pakten per mua! News Feed duhej te ishte nje fare “permbledhje e aktiviteteve me interesante te dites”, plus disa materiale qe Facebook mendon se mund te na interesojne, duke u bazuar ne kronologjine e veprimeve tona ne kete social network, ne numrin e komenteve qe nje publikim ka marre dhe te tjera parametra.

Fatkeqesisht, nuk eshte keshtu! E perseris, te pakten per mua! Ne ate qe duhej te ishte “me e mira nga miqte e mi” shfaqen edhe shume kuice qe nuk kane marre asnje koment. Dje gjeta ne krye te News Feed rezultatin e kuicit “Cfare ilaci je?”: mikeshes ne fjale do kisha dashur shume t’i keshilloja nje kuic me emrin “Cfare ilaci me nevojitet?”. Kam pershtypjen se do i sherbente shume me teper!

Nje tjeter problem qe kam vene re ka te beje me te ashtuquajturat Fan Page. Une nuk e di se si arsyetojne gjenite e Facebook por, vete fakti qe jam “fan” i nje faqe do te thote qe materiali aty i publikuar me intereson, apo jo? Qe te mos humb permbajtjen e tyre me duhet te kthehem tek llumi i Live Feed (Lajmet ne kohe reale).

Facebook beri te ditur se ne fund te faqen ekziston nje link me opcionet e mundshme. Teorikisht, mund te shtojme ose te heqim dicka nga News Feed. Ne te vertete nuk eshte keshtu. Mes ketyre opcioneve rezultojne vetem disa faqe qe zakonisht nuk publikojne asgje dhe automatikisht platforma nuk i ka marre ne konsiderate. Ato faqe qe marrin te pakten 10 komente per cdo link apo video te publikuar nuk jane te pranishme ne listen e opcioneve qe mund te shtohen.

Rezultati final? Nje zhgenjim i vertete! Facebook humbi rastin te permiresonte nje prej pikave me te dobeta te platformes. Po juve si ju duket kjo risia e News Feed? Jeni te kenaqur?

Nese ky artikull te pelqeu apo nese deshiron te shtosh dicka, perse nuk jep edhe ti mendimin tend? Behu pjese e bisedes permes komenteve!

  • Share/Bookmark

Artikuj te ngjashem:

  1. Sky News gazetareve: Instaloni te gjithe TweetDeck
  2. Facebook puneson nje gazetar per Marredheniet Publike
  • ja ku e bere nje gabim :) , facebook ka shtuar live feed...news feed aty ka qen gjithmone !
  • Atehere: ajo qe me pare quhej News Feed, tani quhet Live Feed. Praktikisht funksionojne njesoj, ka ndryshuar vetem emri. "LIVE Feed" sepse aty kalon gjithcka qe publikohet nga miqte, faqet dhe se shpejti edhe grupet, por ajo qe eshte me e rendesishme, ne kohe reale. Saktesisht sic ndodhte edhe me pare. Ka ndryshuar thjeshte emri! News Feed tani eshte nje si tip "The best of...".
    Por ketu ceshtja eshte se kjo risia qe kishin premtuar nuk zgjidhi asgje... pavaresisht nga emri!

    ps. Ti po prisje te beja ndonje gabim? Me kohen do gjesh sa te duash :))
    pps. Shume i kendshem ShtypiDites!
blog comments powered by Disqus