Me ndiq ne Twitter!

Bay Bridge, Twitter mund serish median tradicionale

twitter-larfo-baybridgeMbreme autoritetet e qytetit te San Francisco vendosen te bllokojne qarkullimin e automjeveteve mbi te famshmen Bay Bridge pasi disa kavo te ures u shkeputen duke shkaktuar lendimin e lehte te nje automobilisti.

Fakti me interesant eshte se edhe ne kete rast Twitter arriti te mundte median tradicionale duke mberritur i pari ne vendin e ngjarjes. Kjo fale Joe Marshall (@larfo) i cili permes celularit te tij beri foton qe shikoni ketu poshte dhe e postoi ate ne TwitPic, sherbimi qe lejon publikimin e fotografive duke perdorur profilin ne Twitter.

Foto ne fjale, e cila eshte pare mbi 44 mije here, tregon qarte mbeturinat dhe kavot qe bllokojne qarkullimin ne korsine e siperme te Bay Bridge. Nese shkoni te vizitoni profilin e Joe Marshall ne Twitter do te vini re sesi gazetaret e kontaktojne per t’i kerkuar nese mund te shfaqin pamjen ne televizion, natyrisht duke cituar burimin.

twitpic-larfo-baybrigdeKy eshte thjeshte nje tjeter rast qe tregon fuqine qe ka Twitter si nje platforme komunikimi dhe perhapje lajmesh. Gje qe ishte vene re edhe me pare me rastin e bombave ne Xhakarte ku Twitter ishte serish i pari ne vendngjarje dhe TwitPic u kthye ne nje burim shume te rendesishem per te patur pamje ne kohe reale nga atentati i pergjakshem.

Share

Nuk ka artikuj te ngjashem!