Me ndiq ne Twitter!

Media te reja, Lajme te vjetra?

media-reMediat e reja kane forcuar demokracine apo kane shtrenguar prej fyti cilesine e gazetarise, pyet Dr. Natalie Fenton ne librin e saj “New Media, Old News: Journalism and Democracy in a Digital Age”. Nese kerkoni pergjigjen e saj, titulli fsheh nje ndihme te vogel.

Ndonese nuk duket te jete teresisht pesimist, libri me siguri nuk perqafon “vizionin utopik sipas te cilit kushdo eshte i lidhur me kedo, ne nje rrjet zerash jo-hierarkik ku mund te hysh globalisht ne menyre te njejte e te barabarte”.

Fenton dhe ekipi i saj i kerkuesve vezhgojne se, ne te vertete, “media te reja” rralle here do te thote “zera te rinj” ne skenen e informacionit. Kjo per shkak te nje fare mbylljeje ne vetvete te profesionisteve te lajmeve qe nuk shohin me sy te mire te ardhurit e rinj.

Nga nje studim i kryer nga doktoresha ne fjale mbi informacionin e prodhuar nga BBC, The Guardian dhe Manchester Evening News, rezulton se ekziston nje “perqendrim i madh i fenomenit ‘cut and paste’ per shkak te faktit qe gazetaret duhet te mbushin hapesira te medha boshe dhe nuk kane kohen e nevojshme per ta bere” kete ne menyre cilesore.

Ndaj, ajo qe bejne eshte te marrin pjese shkrimesh qe vijne nga ndonje zyre e marredhenieve publike, nga gazeta apo nga kanale te tjera lajmesh. “Pra nje lloj kanibalizmi krijues”.

Varet se ku i hedh syte, replikon Jon Bernstein ne Journalism.co.uk. Nese vezhgon lojtare si BBC e The Guardian, eshte shume e ngjashme qe te gjesh forma te ngurta bashkeveprimi. “Eshte e vertete qe shume fushata te social medias perfundojne edhe ne median tradicionale”, por ekziston edhe nje aktivitet i forte “nen radar qe ofron shembuj konkrete te nje forcimi te demokracise”. Mjafton te mendosh per informacionin ne livel lokal.

Ndonese besoj se studimi i Fenton per sa i perket ngurtesise se tregut gazetaresk dhe problemit te “cut and paste” thote nje te vertete te madhe (por qe dihej tashme), mendoj se te provosh te studiosh median e re me mjetet e perdorura per ate mainstream eshte nje zgjedhje e gabuar.

Mediave qe kane struktura komplet te ndryshme nuk mund t’u aplikosh te njejten metodologji kerkimi. Me pas, eshte e vertete, varet se ku i hedh syte. BBC dhe Guardian nuk me duken tamam-tamam media te reja.


Share

Artikuj te ngjashem:

  1. Media te reja, zakone te vjetra