• Mesa duket Twitter ka ca probleme, per momentin!

Mistreci Mero Baze dhe liria e shtypit ne Shqiperi

Gazetari Mero Baze

Gazetari Mero Baze

Gati cdokush tashme eshte i informuar mbi dhunimin fizik qe gazetari Mero Baze ka pesuar nga milioneri Rezart Taçi dhe truprojat e tij, pak dite me pare ne Tirane. Ndaj dhe nuk po rri te tregoj se cfare ka ndodhur. Ndersa ndiqja debatin mbi lirine e medias ne emisionin Top Story, ku te ftuar ishin disa prej gazetareve me te njohur shqiptare, ajo qe me habiti me teper eshte ideja e mbeshtetur nga disa prej pjesemarresve – te se njejtes kategori profesionale me Bazen – sipas se ciles, nese nje gazetar e kruan shume, heret apo vone do te dale ndonje koke shkrete qe do ti thyej hunden …dukej gati si dicka normale.

Nuk kam qene asnjehere nje mbeshtetes i Mero Bazes apo i gazetarise se tij dhe shpesh nuk jam aspak dakort me idete e tij. Por ketu ceshtja eshte nje tjeter: nje gazetar sjell disa materiale, qe ai mendon te jene fakte, mbi disa shkelje te ligjit nga persona te ndryshem ne dem te Shtetit shqiptar. Dhe, per me teper, akuzon Shtetin se nuk reagon aspak ndaj ketyre shkeljeve.

Reagimi me i natyrshem ne nje shoqeri demokratike normale do ishte qe keta persona apo institucione, nese mendojne se akuzat jane pa baza, te padisnin gazetarin (ne kete rast Mero Bazen). Kjo nuk ka ndodhur deri tani: as nga institucionet shqiptare as nga biznesmeni Taçi. Ky i fundit, para se dorezohej, eshte kufizuar te leshoje nje deklarim publik permes te cilit hedh poshte akuzat per ushtrim dhune ndaj Bazes.

Vete emisioni Top Story ne televizionin Top Channel, ne vend qe te diskutonte mbi lirine e shtypit ne Shqiperi, u kthye ne nje proçes mediatik ndaj Mero Bazes. Disa prej kolegeve te tij e cilesuan edhe “mistrec”. Dhe dihet… mistrecet, heret apo vone, e pesojne! Nje llogjike e tille nuk do me habiste aspak nese do ta gjeja ne pjesen derrmuese te shoqerise shqiptare. Por sinqerisht jam shume i habitur ta shikoj rendomte edhe mes gazetareve.

Si mund te shpjegohet fakti qe Frrok Cupi, i cili dhunen e ka pesuar vete mbi kurriz gjate karrieres se tij profesionale, ishte i pari qe mbronte teorine e “mistrecit”? Fliste per etiken gazetareske te Mero Bazes nderkohe qe shume prej kolegeve te tij do kishin me siguri dicka per te thene mbi etiken e Frrokut, i cili pas vitesh sherri, kohet e fundit i eshte kthyer dashurise me demokratet ne pushtet.

Teoria e mistrecit qe e peson eshte shume e rrezikshme nga nje ane, por tregon edhe kulturen e pakte demokratike te shoqerise shqiptare nga e cila nuk shpetojne as gazetaret. Nese nje gazetar te akuzon padrejtesisht, perndiqe ne menyre ligjore. Ushtrimi i dhunes eshte kafsherore, qofte edhe mbi nje gazetar mistrec. Kjo duhet te jete e qarte per te gjithe!

UPDATE – 07/10/09

Gjate se njejtes mbremje diskutohej per lirine e shtypit edhe ne emisionin “Opinion” ne TvKlan, nga studio e te cilit zoti Aleksander Frangaj shkonte edhe me tutje ndersa deklaronte se “kur gazetari e tepron” edhe mund te rrihet. Edhe Frangaj, ashtu si Cupi, eshte nje prej gazetareve qe ka provuar mbi kurriz dhunen e pushtetit dhe kur punonte ne gazeten Koha Jone ka perfunduar edhe ne burg sepse guxonte te kritikonte ish-presidentin Sali Berisha dhe qeveritaret e tij. Ashtu si Cupi, edhe Frangaj, aktualisht pronar dhe drejtues i TvKlan, po jeton nje muaj mjalti me demokratet ne pushtet.

Ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers, gjate nje takimi me Unionin e Gazetareve, eshte shprehur “i skandalizuar nga qendrimi i zotit Frangaj dhe disa kolegeve tuaj”. “Mund te them se e kam te veshtire t’u besoj disa prej atyre reagimeve, editorialeve dhe komenteve qe duket sikur nenkuptojne se Mero Baze ia shkaktoi vetes ate qe ndodhi pasi disa prej artikujve te tij ishin provokues, te ashper dhe paragjykues”.

Por fale ambasadorit mesuam se te njejtin mendim me Cupin dhe Frangajn paskan edhe disa qeveritare. “U trishtova kur gjate disa bisedave private me qeveritare te larte pashe te njejtin qendrim”, tha Withers.

Rreth 135 prej firmave me te njohura te gazetarise shqiptare firmosen sot nje peticion ku, pervec denimit te dhunes se ushtruar mbi botuesin e gazetes Tema dhe qendrimit te disa kolegeve qe e justifikonin ate, kerkohej nje ligj per shtypin qe te jete i denje per standartet europiane. Tani pjesa tjeter e shoqerise shqiptare duhet te beje te njejten gje, nese vertet e ndjen veten pjese te familjes europiane dhe vlerave perendimore.

Nese ky artikull te pelqeu eshte e mundur te te pelqejne edhe artikuj te tjere. Per t'i lexuar menjehere sapo te publikohen, rregjistrohu tek ky feed RSS. Faleminderit per viziten!

  • Share/Bookmark

Artikuj te ngjashem:

  1. Foto e rralle: Nentor 1927, inaugurimi i Gazeta Shqiptare
  2. Liria e shtypit: Europa ne renie, Shqiperia keq
  • celikso
    Indrit, persa i perket temes dhe gjendjes ne te cilen ndodhet "liria e medias" ne Shqiperi, rasti Baze e nxorri ne pah me se miri kete.
    Nuk u pa SOLIDARITET nga ana e medias(me mire nga ajo rreshtuar djathtas) per dhunen e perdorur ndaj nje gazetari, nje koleg i tyre. Ketu duket qarte se media dhe politika "mbajne ne kembe njera-tjetren" per interessa te ngushta,sic behet fjale per rastin konkret. Kjo pengon rende lirine e shtypit ne Shqiperi. Mungesa e etikies profesionale per gazetaret nuk degjohet ne debatet publike ne Shqiperi.
    Por ajo qe me beri shume pershtypje ishte, ne emisionin Opinion te Fevziut, po trajtohej e njeta teme e Top Story per lirine me medias, dhe shprehimisht pro dhunes u shpreh Aleksander Frangaj ne mos gaboj, drejtor i TV Klan. Ai tha qe gazetaret duhen rrahur para buke pas buke tre here ne dite nese shkurajne gjera te tilla nga ato qe shkruan Baze. Gazetaria investigative nuk imagjinohet ne Shqiperi, parndaj Baze,ik EMIGRO.
blog comments powered by Disqus