Me ndiq ne Twitter!

Me paguaj nese do qe te me lexosh ne Twitter

Twitter - BNO News - Tiger WoodsJo, jo… mua eshte shume nese me lexoni falas! Por se shpejti mund t’ju ndodhe me ndonje japonez. Partneri i Twitter ne Japoni (Digital Garage) qe prej janarit 2010 do te mundesoje perdoruesit e tij qe te lejojne leximin e mesazheve te publikuara kundrejt nje pagese.

Per te shikuar nje fotografi, permbajtjen e nje linku apo nje tekst te thjeshte, perdoruesit e Twitter ne Japoni do te mund te perdorin nje sistem mikropagesash qe shkon nga abonimet mujore deri ne formulen pay-per-tweet. Nderkohe vete Twitter do te perfitoje 30% te te ardhurave.

Ndersa pyesja veten per cfare lloj informacioni dikush do te paguante, gjeta ne TechCrunch lajmin qe Twitter kishte mundur edhe nje tjeter here median tradicionale, perfshire ketu CNN, ne lidhje me aksidentin automobilistik te kampionit te botes ne Golf Tiger Woods.

MG Siegler thote se e morri vesh lajmin nga BNO News qe i dergoi ne iPhone-in e tij, fale njoftimeve Push, kete tweet: “BULLETIN — REPORT: FAMED GOLFER TIGER WOODS SERIOUSLY INJURED AFTER CRASH NEAR FLORIDA HOME.†Me siguri nuk ka shume detaje, por duke qene nje Breaking News kjo eshte mese normale.

Siç theksonte autori i shkrimit, “fale Twitter, qindra njerez e morren vesh lajmin rreth 45 minuta para se te publikohej nga CNNâ€. Shume e shpejte edhe Google qe rreth 10 minuta pasi dolen informacionet e para ne Twitter, filloi te ofronte lajme nga gazetat lokale ku ndodhi aksidenti.

Normale, disa redaksi duhet te bejne te gjitha verifikimet e rastit para se te japin lajmin. Por fakti me i rendesishem ketu eshte se mbi ngjarjen ne fjale ekzistonte nje raport i policise lokale e qe BNO News e mori dhe e publikoi ne Twitter (permes profilit @BreakingNews) shume me pare se burimet e tjerat tradicionale te lajmeve.

Rreth 45 minuta pas mesazhit te pare ne Twitter, CNN me ne fund publikoi lajmin. Ja çfare thonte:

(CNN) — Golfer Tiger Woods was injured in a car accident near his home, Florida officials say.

E sakte, asgje me shume nga ç’kishte thene BNO News ne Twitter. Nese nuk ju besohet shikoni pamjen ne fund te artikullit.

Per t’u kthyer tek mesazhet me pagese, nese gazeta me fame boterore nuk arrijne te bindin lexuesit e tyre qe t’i paguajne, besoj se do te jete shume e veshtire (per te mos thene e pamundur) te bindesh dike qe te te paguaj per te te lexuar ne Twitter. Gjithsesi, te synosh tek shpejtesia e informacionit ndoshta mund te jete nje ide.

CNN Tiger Woods

Share

Artikuj te ngjashem:

  1. Lajmi i doreheqjes (dhe pergenjeshtrimi) i nje kryeministri ne social media
  2. Media te reja, zakone te vjetra
  • http://albanianews.it Olti Buzi

    già letto questo studio ;-)

  • http://indritmaraku.com Indrit Maraku

    Vedi che ho ragione… tu sei più veloce pure della CNN che l’ha pubblicato ieri! :P

  • http://www.eklipsi.com/ Einar

    Boh… Une kisha degjuar qe Twitter mund te fillonte ndonje sherbim tjeter, te tipit Premium Account, ku mbajtesi i kesaj llogarie ti paguante Twitterit ne kembim te sherbimeve me cilesore dhe garantimit te lundrimit pa probleme serverash (siç ndodhin shpesh nga mbingarkesa e twitterit), por qe te fillojne tani te kerkojne leke edhe zoteruesit e profileve me duket diçka e tepert.

    Me siguri do jete ndonje mik i Murdoch :P , kerkon leke edhe ai…

  • http://indritmaraku.com Indrit Maraku

    Eshte e vertete, profilet Premium ne Twitter do te vijne se shpejti. Duhet te paguash per te pasur disa sherbime plus, si psh statistika etj.

    Pagesat per te cilat flas ne artikull jane te tjera dhe nuk besoj se do aplikohen edhe ne vende te tjera perveç Japonise, ku duhet theksuar se Twitter eshte bazuar ne nje partner dhe per kete arsye ka funksionuar gjithmone ndryshe. Nje shembull: Twitter ne Japoni ka reklama ne faqe, ne pjesen tjeter te botes kjo ende nuk ka ndodhur.

    Me pak fjale, dy rastet nuk perjashtojne njera-tjetren.

    Ps. “Boh” nuk eshte shqip, eshte italisht :P
    Pps. Murdoch ne Japoni do bente leke… çfare nuk blejne atje! :)