âIdeja se mjafton te heqesh nga Google lajmet e tua per te pasur nje lloj ekskluziviteti mbi to, tregon nje mangesi te thelle ne njohjen e Internetit dhe funksionimin e tijâ. Arianna Huffington, themeluese e blogut te famshem The Huffington Post (qe kohet e fundit ka me shume vizitore edhe se sa Washington Post), hidhet kunder kujt drejton gishtin ndaj mediave te reja.
Therese dhe ironike, gjate fjalimit te saj ne konferencen qe u mbajt dje ne Washington DC me teme fatet e gazetarise ne epoken dixhitale, nuk kurseu askend, as Rupert Murdoch i cili kishte mbaruar fjalen pak perpara saj. E ashper me mediat e vjetra qe nuk dine te rinovohen por vetem te ankohen, aktoret e se cilave âkane vendosur qe menyra me e mire per te shpetuar, ne mos gazetarine, te pakten vetveten, eshte duke drejtuar gishtin ndaj te tjereve e duke zene emra me gojeâ.
âNe pjesen me te madhe te industrive, nese konsumatori largohet, duhet te kuptosh si ta besh qe te rikthehet. Por kjo nuk ndodh ne industrine e medias. Keto te fundit akuzojne agregatoret se vjedhin materialeâ. Pra te gjitha ato faqe online qe permbledhin lajme qe vijne nga media te tjera âjane kthyer, sipas fjaleve te Rupert Murdoch dhe ekipit te tij, ne âparaziteâ, âkleptomaneâ, âvampire qe thithin gjakunââ.
Huffington nuk beson se Murdoch do te braktise ndonjehere Google dhe e quan kete ide absurde: âKerkoni ne Google per nje histori interesante qe aktualisht mbahet e fshehur pas murit te pagesave, si per shembull ne Wall Street Journal. Dhe imagjinoni qe mes rezultateve te kerkimit te mos jete asnje burim nga mediat e News Corp. Do te gjeni serish dhjetera e dhjetera linqe nga burime te tjera – perfshire ketu disa prej faqeve me te medha te lajmeve – qe shkruajne per mbi ate ngjarje, e citojne dhe komentojne elementet me te rendesishme. Pra, çfare ke ndermend te besh, te tentosh qe asnje te mos flase, shkruaje apo komentoje mbi lajmet per te cilat ti deshiron te paguhesh? Kjo eshte qesharakeâ.
Perveç kesaj, sipas Arianna Huffington, edhe mediat online te Murdoch âvjedhinâ apo agregojne materiale te gjetura ne Rrjet. âLe te jemi te ndershem: shume prej atyre qe ulerasin e ankohen, punojne ne te dyja anet e rruges. Le te marrim si shembull faqet e News Corp, te Rupert Murdoch:
Wall Street Journal ka nje sektor mbi teknologjine qe nuk eshte asgje me shume se sa nje parazit – ahh, doja te thoja, agregator – materialesh [te prodhurara nga media te tjera].
FoxNews.com ka nje Politics Buzztracker qe thith gjakun e – ahh, doja te thoja, permbledh e linkon – lajme qe vijne nga shume burime te jashtme, perfshire ketu NY Times dhe Washington Post.
Ndersa News Corp e Murdoch eshte pronare e IGN qe ka nen kontroll agregatorin e kritikave kinematografike Rotten Tomatoes, i cili eshte totalisht i mbushur me kritika te marra gjekundi tjeter. Ndokush tha âte vjedhuraâ?â
Nje fjali e vetme per te komentuar filozofine e Murdoch, nje fjali qe ndoshta eshte me e efektshme ne gjuhen origjinale: âTalk about having your aggregation cake and bitching about others eating a slice tooâ.
Huffington me pas kritikon botuesit qe nuk arrijne te kuptojne se si teknologjia po ndryshon boten, perfshire ketu ate te informacionit. âE dini ju qe perhapja e gazetave ka rene me 7 milione kopje gjate 25 viteve te fundit, ndersa lexuesit e lajmeve online jane shtuar me 34 milione gjate 5 viteve te fundit? E di ju qe rreklamat ne gazeta kane rene me 19% gjate ketij viti ndersa ato online jane shtuar me 9% dhe ato per celulare me 18%? Get real, you guys. The world has changed.â
Artikuj te ngjashem:



Komente