Me ndiq ne Twitter!

YouTube, inovacioni me i madh i dhjetevjeçarit ne social media

YouTubeVitet e fundit kane qene vertete fantastike per social median dhe tashme mund te thuhet qetesisht se ajo nuk do te zhduket lehte. Mjafton te mendosh per suksesin e jashtezakonshem te Facebook dhe Twitter. Por, nese do kthejme syte mbrapa, cili eshte sherbimi me inovativ i dhjetevjeçarit te fundit?

Mashable – nje prej zerave me me shume autoritet ne kete fushe – nuk ka dyshim: eshte YouTube! Dhe nese mendon se per rreth gjysmen e dhjetevjeçarit ne fjale YouTube as qe ekzistonte, suksesi i tij behet edhe me i jashtezakonshem.

Nje sukses qe eshte i lidhur ngushte me disa faktore si perhapja e gjere e internetit te shpejte dhe ulja drastike e çmimeve te videokamerave (tashme gati te gjithe celularet mund te bejne video me nje cilesi te mjaftueshme). Por elementi kyç i ketij suksesi ka te beje me faktin se videot e YouTube mund te perfshihen ne platforma te tjera: nese ndodhet ne nje faqe web, ne nje blog apo ne Facebook, pak rendesi ka. Per te pare videon nuk duhet te largohem nga platforma ku ndodhem, nuk duhet te hap nje faqe tjeter.

YouTube tashme eshte kthyer ne hapesiren ideale per te vene ne hap krijueshmerine e çdokujt por ka luajtur nje rol kyç edhe persa i perket informacionit: eshte fale videove ne publikuara ne YouTube qe mundem te shihnim pamje te paçensuruara nga protestat e veres se shkuar ne Iran.

Nje tjeter shembull eshte shperthimi tragjik i nje treni mallrash ne Viareggio (Itali) disa muaj me pare, kur RaiNews24 – ndersa gazetaret e saj duhej ende te mberrinin ne vendngjarje – transmetonte filmime qe qytetare te ndryshem kishin bere me celularin e tyre dhe i kishin publikuar ne YouTube. Pikerisht per te lehtesuar kete bashkepunim mes mediave dhe perdoruesve, kohet e fundit ka marre jete edhe nje iniciative e re e quajtur YouTube Direct.

Si do te jete e ardhmja e ketij sherbimi eshte e pamundur ta parashikosh por nuk mungojne senjalet pozitive: kohet e fundit YouTube po fiton parà permes formave te ndryshme te rreklamave online me te cilat ende po eksperimenton. Gjithsesi, mundesite per te qendruar ne majen e social medias edhe gjate 10 viteve te ardhshme nuk mungojne.

Share

Artikuj te ngjashem:

  1. Lajmi i doreheqjes (dhe pergenjeshtrimi) i nje kryeministri ne social media
  • http://albanianews.it Olti Buzi

    Io spendo molto + tempo su http://albanianews.it ;)

  • http://www.eklipsi.com/ Einar

    Ka qene dhe vazhdon te jete nje inovacion :) , megjithese tani po shfaqen alternativa te reja per muziken…

    Sa per qendrimin ne majen e social medias, nuk besoj te jete ashtu.. momentalisht nese nuk gabohem YouTube eshte ne humbje, pra ka me shume shpenzime se sa fitime…

    Si perfundim jam dakort qe per kete dhjetevjeçar YouTube ka qene inovacioni me i madh i Social Mediave :)

  • http://albanianews.it Olti Buzi

    Ne bashkpunim me Universal Music Group, ne fakt divizioni video i Google ka hapur nje sit tjeter videosharing me emrin VEVO ku po shperndan video muzikore shperndare direkt nga etiketa. Kjo nuk do te thote se Universal do te heqe muziken e saj nga Youtube sic beri Warner kohe me pare: perdoruesit do te jene akoma te lire te karikojne video muzikore ose video me sfond te kengeve te Universal sipas principeve te vlefshme dhe per llojet e videove te meparshme.
    Eshte e vertete qe akoma nuk eshte hapur kudo, si dhe qe nuk ka per te qene i vetmi portal qe ka per te perdorur teknologjine Youtube, por eshte nje hap qe na tregon drejtimin qe po ndermerr Google per te pakesuar humbjet ose te nise te fitoje para nga kjo teknologji.

  • granitDoshlaku

    Indrit pergezime per artikullin, blogun tend gjithmone e vizitoj me endje sepse ke cka te lexosh gjithmone.

    Graniti