Social Media, 10 momentet me te rendesishme te 2009-es

Avioni ne lumin HudsonViti 2009 ishte me siguri shume i rendesishem per social median. Facebook siguroi supremacine e tij duke arritur mbi 350 milione perdorues ndersa Twitter pati nje boom fale shume personazheve te famshme qe filluan ta perdorin.

Por cilat kane qene momentet me te rendesishme per mediat shoqerore gjate 12 muajve te fundit? Los Angeles Times ka publikuar dhjeteshen e saj.

10. “Word of Web”. Ndersa njerezit filluan te kalojne gjithmone e me shume kohe ne sherbime si Facebook dhe Twitter, u rrit gjithashtu edhe diskutimi ne Web mbi produkte apo ngjarje te ndryshme. Fjala filloi te mos qarkullonte me vetem goje me goje por edhe permes Internetit. Ekspertet e quajne marketing “viral”.

9. Whopper Sacrifice. Facebook ishte me siguri platforma qe iu pershtat me shume kesaj tendence te re te marketingut dhe Burger King e shfrytezoi plotesisht ate. Loja e “Whopper Sacrifice” i kerkonte perdoruesve te Facebook qe te hiqnin nga lista e tyre 10 miq ne kembim te nje panine falas. Ne nje hark kohor prej dy javesh 233.906 “miq” thjeshte u zhduken nga profilet.

8. Google Wave. Per jave te tera shume prej nesh nuk lane shok pa iu lutur per te siguruar nje ftese. Google Wave ishte padyshim nje “must have” i vitit 2009. Gati nje kapriço prej femijesh, pasi kur ftesa me ne fund mberriti e perdorem ate shume pak: kjo per faj edhe te veshtiresise per t’u kuptuar, ngadalesise se sherbimit dhe perhapjes se paket. Nje gje eshte e sigurt:  e-maili, qe duhej te vdiste me ardhjen e Wave, eshte ende gjalle e gezon shendet te plote.

7. Sulmohen Twitter dhe Facebook. Pikerisht kur ishte bere shume i rendesishem per te qarkulluar lajme nga e gjithe bota, sidomos nga zonat me te nxehta, me fundit e veres Twitter papritur u fundos per ore te tera. Me pas Facebook. Pastaj LiveJournal. Edhe YouTube. Cfare po ndodhte? Faqet me te medha te social network po pesonin nje sulm shume te ashper nga piratet e Internetit.

6. Ashton Kutcher vs. CNN. Me shume i njohur si i shoqi i Demi Moore se sa per gjera te tjera, Kutcher (@aplusk ne Twitter) sfidoi nje prej profileve me te ndjekura ne ate ne kohe ne Twitter, ate te CNN Breaking News: nese arrinte i pari 1 milion followers – premtoi – do te dhuronte nje shume me parà kunder malarjes. Fale edhe disa taktivave te tjera – si postimi i vitheve te se shoqes ne Twitter – arriti te fitonte.

5. Fenomeni Susan Boyle. Ishte me siguri nje prej produkteve me te arrira te asaj “Word of Web” per te cilen folem me lart. 48-vjeçarja skoceze, pak e shemtuar por me nje ze te mrekullueshem, kaloi brenda pak ditesh nga anonimiteti total ne nje fame boterore pas pjesemarrjes ne spektaklin televiziv “Britain’s Got Talent”. Video e saj ne YouTube ka qene me e shikuara e gjithe vitit.

4. R.I.P. Michael Jackson. Per rreth 1 ore mediat e medha u perpoqen te fitonin kohe e te tregonin kujdes mbi vdekjen e mbretit te pop-it. Kur konfirmimi zyrtar mberriti, ne Twitter qahej prej kohesh. Vdekja e nje prej artisteve me te medhenj te historise se muzikes ishte shembulli perfekt sesi lajmet e rendesishme qarkullojne ne Web me shpejtesi marramendese.

3. R.I.P. …falso! Ne disa raste ishte pikerisht kjo shpejtesi e Web-it qe perhapi lajme jo te verteta. Keshtu, shume personazhe qe NUK vdiqen vitin e kaluar paten mundesine te lexojne me syte e veta mbi zhdukjen e tyre te parakoheshme, perfshire ketu George Clooney, Britney Spears dhe Ellen DeGeneres.

2. Protestat ne Iran. Protestat e dhunshme politike qe pasuan zgjedhjet e veres se kaluar ne Iran gjeten shume perkrahes kudo ne bote. Shume perdorues te Twitter ndryshuan ose modifikuan imazhin e profilit te tyre me nje sfond te gjelbert, duke u bere pjese e nje rrjeti qe ndihmoi perhapjen e lajmeve qe vinin nga opozita e regjimit. Per shume kohe Twitter ishte gati i vetmi medium ku te kerkoje informacione nga Teherani dhe shume eksperte folen per nje “Twitter Revolution”.

1. Avioni ne lumin Hudson. Bota mundi te shikonte pamjet e para te avionit te ulur ne lumin Hudson (dhe te ndihmes se pare) fale fotografise se bere me nje iPhone e te publikuar ne Twitter nga Janis Krums. Nje tjeter shembull i te ashtuquajturit citizen journalism fale te cilit eshte bere e qarte tashme se asgje nuk mund te humbe vetem sepse ne ate moment nuk ka nje gazetar aty prane. Kushdo mund te jete nje reporter per nje moment dhe t’i japi lajmin mbare botes.

Nese ky artikull te pelqeu apo nese deshiron te shtosh dicka, perse nuk jep edhe ti mendimin tend? Behu pjese e bisedes permes komenteve!

  • Share/Bookmark

Artikuj te ngjashem:

  1. Sky News gazetareve: Instaloni te gjithe TweetDeck
  2. YouTube, inovacioni me i madh i dhjetevjecarit ne social media
  3. Edhe BBC do te kete nje Social Media Editor
  4. Blogosfera 2009: Shkruhet me shume, por per hobby
  5. Me thuaj cfare social network perdor e do te them kush je
blog comments powered by Disqus