Sky News gazetareve: Instaloni te gjithe TweetDeck

Sky News do te instaloje TweetDeck, programin me te famshem per Twitter, ne kompjuterat e te gjithe gazetareve te saj brenda nje muaji. Vendimi ne fjale eshte pjese e planit te ri qe synon nje perdorim me te madh te mediave shoqerore ne gjetjen dhe perhapjen e lajmeve.

Marsin e kaluar Sky News emeroi Ruth Barnett si pergjegjese per social median, nje pozicion qe shpejt u etiketua si “Twitter Correspondent”. Por tani qe perdorimi i perditshem i mediave sociale si burim per t’u informuar po rritet gjithmone e me shume, edhe televizioni i famshem ka vendosur t’i pershtatet koherave dhe te shtrije kete rrol ne te gjithe gazetaret e tij.

TweetDeck, i krijuar ne vitin 2008, eshte programi i pare per Twitter qe integroi “grupet”, nje menyre e thjeshte per te permbledhur kontakte te ndryshme. Perveç mundesise per te menaxhuar profile te ndryshme, kohet e fundit TweetDeck lejon edhe nje integrim me Facebook, MySpace dhe LinkedIn.

Gjithsesi, risite nuk mbarojne vetem me programet. Perveç profilit klasik te Sky News ne Twitter (ku shkojne lajmet e publikuara ne faqen online), para pak kohesh eshte krijuar edhe nje profil i ri, @skynewsbreak, ne te cilin do te publikohen lajme gati ne kohe reale dhe para se ato te shfaqen ne web faqen zyrtare.

Sigurisht, Twitter nuk eshte i vetmi social media qe gazetaret e Sky perdorin, por versatiliteti i tij “e ben nje must”, i shpjegoi Julian March i Sky News Online faqes Journalism.co.uk. “Nuk ka aq shume perdorues sa Facebook por ata marrin pjese aktivisht dhe kjo mund te shfrytezohet ne menyra te ndryshme”, tha ai.

Integrimi i faqes me Facebook Connect eshte ende ne listen e projekteve te ardhshme por “duhet te kemi kujdes ne kalimin nga nje platforme ne tjetren”, paralajmeron March. “Televizioni cilesor nuk behet duke transmetuar materiale cilesore nga Web-i. Duhet te jemi te vetedijshem mbi forcen e seciles platforme” dhe “te kuptojme se ne cilen prej tyre po veprojme”.

Nese ky artikull te pelqeu eshte e mundur te te pelqejne edhe artikuj te tjere. Per t'i lexuar menjehere sapo te publikohen, rregjistrohu tek ky feed RSS. Faleminderit per viziten!

  • Share/Bookmark

Artikuj te ngjashem:

  1. Steve Forbes: Te gjithe jemi blogger dhe gazetari po ndryshon
  2. Social Media, 10 momentet me te rendesishme te 2009-es
  3. Listat ne Twitter: Redaksia JOTE e gazetareve real-time
  4. News Feed i Facebook, nje zhgenjim i vertete
blog comments powered by Disqus