“Bota e gazetarise ka ndryshuar dhe do te vazhdoje ta beje kete”. Nuk ka dyshime Steve Forbes, CEO i Forbes Inc. qe publikon edhe revisten e famshme me te njejtin emer. Me ndryshimin qe kane sjelle Mediat e Reja, shkruan ai, “po ndryshon edhe roli i gazetarit. Kushdo mund te jete nje reporter sot”.
Ne nje artikull me titull “We’re All Bloggers”, thote: “Ne thelb, gjyshi im B.C. Forbes – nje emigrant skocez pa nje lek ne xhep qe themeloi kompanine tone – ishte nje blogger. E urrente idene qe te mos mund te publikonte te gjithe materialin qe mblidhte” gjate punes se tij dhe kjo e shtyu te krijonte revisten Forbes, “keshtu qe te mund te publikonte tere ate informacion”.
Ne rastin e lajmeve si ulja e avionit ne lumin Hudson “njerezit qe gjendeshin aty ishin reporteret tane te pare”. Njerez te zakonshem qe shkruajne ne Twitter e qe duke perdorur fotokamerat e celularit apo teknologji te tjera publikojne ngjarjen ne shume menyre te ndryshme.
“Eshte nje tjeter bote kjo, me te cilen te rinjte gjenden shume me komode. Por, si t’i perdorim keto mjete per te mbledhur gjithçka bashke e te kenaqim nevojat e lexuesve? Eshte pyetje mbi te cilen vrasin mendjen shume prodhues ne media, dhe eshte e njejta qe nuk ka gjendur ende nje pergjigje perfundimtare”.
Nuk ka artikuj te ngjashem!



Pingback: Tweets that mention Steve Forbes: Te gjithe jemi blogger dhe gazetari po ndryshon « Indrit Maraku -- Topsy.com