Gazetare qe bejne pallate dhe ndertues qe bejne gazeta

Nuk e di nese e vute re dje ne Tv, por edhe Zeri i Amerikes ka “zbuluar” kohet e fundit se liria dhe pavarasia e medias ne Shqiperi po kercenohet nga politizimi i saj. Disi me vonese, do te thoja, pasi problemet qe hasin aktualisht gazetaret shqiptare jane te njejtat qe kane shoqeruar te gjithe periudhen e demokracise.

Ne kroniken e djeshme te VoA-s (video poshte), redaktori i Top Channel, Mentor Kikia, flet per “skllaverim te medias” qe me hir e me pahir eshte kthyer ne “zedhenes te politikes duke qene njekohesisht edhe bashkefajtore ne kultivimin e kesaj klase politike ne Shqiperi”. Siç tregon vete Kikia, çdo dite ka dhjetera deklarata e kunder-deklarata dhe mediat u nenshtrohen atyre “pavaresisht se nuk perbejne lajm”.

E atehere, perse pranon zoti Kikia te dergoje gazetaret ne te ashtuquajturat “konferenca shtypi”, te cilat vetem te tilla nuk jane me, e ku personi qe del te flase thote pa asnje problem: “Nuk i pergjigjem pyetjeve!”? Cili eshte roli i gazetarit ne te tilla konferenca qe po behen gjithnje e me te modes? Maksimumi, do te mjaftonte vetem kameramani pasi keta persona jane aty vetem per kamerat.

Ndersa Martin Leka, me te drejte, thekson se problemi me i madh i medias ka filluar “qe kur ne Shqiperi kemi gazetaret qe bejne pallate dhe ndertues qe bejne gazeta. Ekonomia eshte ajo qe perben problemin kryesor ne gazetarine shqiptare”.

Se kush jane ndertuesit qe bejne gazeta pak a shume e dime te gjithe. Interesant eshte fenomeni i “gazetarit qe ben pallate”. Kam pershtypjen se keta jane te pakte ne numer, por ne pozicione kyçe. Jane ata qe drejtojne e kontrollojne redaksite e qe per te bere kete marrin rroga te nivelit europian.

Ka shume te drejte edhe gazetarja Valbona Sulçe kur thote se mediat shqiptare kane nevoje per mekanizma vete-rregulluese. Problemi eshte se edhe nese nje dite te tilla mekanizma do te krijohen, ne krye te tyre do te vendosen te njejtet “gazetare qe bejne pallate”.

Ata te gjoret qe injorohen neper konferenca shtypi nga politikani i rradhes e qe konsumojne shollen e kepuceve rrugeve te kryeqytetit nuk mund te bejne asgje. Pjesa me e madhe nuk ka nje kontrate pune e punon ne te zeze. Nuk kane as edhe nje ligj te sakte qe t’i mbroje. Ata te gjoret qe me punen e tyre mbushin minutazhet e edicioneve te lajmeve dhe faqet e gazetave, nuk kane ç’te bejne. Duhet te ulin koken nese duan te hane nje cope buke.

Nese ky artikull te pelqeu apo nese deshiron te shtosh dicka, perse nuk jep edhe ti mendimin tend? Behu pjese e bisedes permes komenteve!

  • Share/Bookmark

Artikuj te ngjashem:

  1. Foto e rralle: Nentor 1927, inaugurimi i Gazeta Shqiptare
  • Me pelqen qe kohet e fundit ka nje shqetesim ndaj nivelit te ulet te gazetarise shqiptare. Nga ana tjeter Indrit, me ben pershtypje qe je pak i pa-anshem ne shkrimet qe sjell.
    Ben me se miri punen e nje gazetari; duke ngritur nje problem, por nuk jep asnje opinion personal si mund te zgjidhet ky problem. Mos harro qe je ne blog personal dhe jo ne nje gazete :)
  • Hhmmm... shiko se ky post vetem i paanshem qe nuk eshte :)
    Paragrafi i pare nenvizon faktin qe "e pavarura" VoA flet per gjendjen e gazetarise shqiptare vetem kur OSBE apo organizma te tilla organizojne ndonje takim mbi kete teme (nuk e di nese i hodhe nje sy videos) e ku gazetari ftohet te haje e te pije. Ose kur rrihet Mero Baze, qe tashme ka fituar nje tip ekskluziviteti mbi kete aktivitet.

    E dyta: sa here degjojme gazetaret qe thone: "Gazetaret duhet te reagojne..." a thua sikur ata vete nuk jane gazetare. Reago ti i pari, qe je i famshem e qe jep intervista: eshte me e veshtire te te heqin nga puna ty sesa gazetarin e thjeshte.
    Nese do mendimin tim, gazetari mund te ngreje koken vetem kur te kete nje kontrate pune qe i garanton pavaresine. Deri atehere eshte e kote te flasim per redaksi (me mire zyra per P.R.) e pavaresi te gazetarise shqiptare. Pronari urdheron: po deshe te zbatosh urdhrin ne rregull, perndryshe ka te tjere plot. Kjo eshte situata!
blog comments powered by Disqus