3700 faqe online te bllokuara ne Turqi, perfshi YouTube

Kur flitet per çensuren, lirine e fjales apo lirine e shtypit, shpesh te vijne nder mend vende si Irani dhe Kina. Derisa zbulon qe gjerat nuk shkojne me mire, sidomos persa i perket informacionit online, as ne Turqi, vend ky anetar i NATO-s dhe kandidat per ne Bashkimin Europian.

Jane 3700 faqet online te cilat nuk mund te vizitohen ne Turqi – i tha agjencise Reuters Milos Haraszti qe monitoron lirine e medias per OSBE-ne (Organizata per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Europe) – perfshire ketu YouTube.

Nje gjykate turke ka bllokuar vizitimin e YouTube qe prej majit 2008 por qytetaret duket se e kane zgjidhur thjeshte problemin duke ndryshuar DNS-te. Ashtu siç ben edhe vete Kryeministri i vendit, siç tregojne mediat lokale.

Kjo shpjegon perse protestat e ndryshme qe jane zhvilluar gjate ketij harku kohor nuk kane gjetur shume hapesire ne media. Gjithsesi, nje artikull i publikuar pak jave me pare ne Wall Street Journal ka rindezur debatin e brendshem.

Ne klasifikimin e Reporter Pa Kufij mbi lirine e shtypit, Turqia gjendet ne vendin e 102-te nga 173 vende qe monitorohen gjithsej. Sipas organizates, “gjate vitit 2009 Turqia ka rregjistruar nje shtim te rasteve te çensures, sidomos persa i perket çensures mbi mediat qe perfaqesojne minoritetet”.

Ndoshta do te ishte e udhes qe te vleresohet mire edhe kjo politike ndaj informacionit online para se Turqia te pranohet ne Bashkimin Europian.

*Per me shume detaje lexoni KETU.

Nese ky artikull te pelqeu eshte e mundur te te pelqejne edhe artikuj te tjere. Per t'i lexuar menjehere sapo te publikohen, rregjistrohu tek ky feed RSS. Faleminderit per viziten!

  • Share/Bookmark

Artikuj te ngjashem:

  1. Rrezikshmeria e presioneve per censure ndaj Shqiperia.com
  2. Google dhe 2009-a e zeze per lirine e fjales online
  3. YouTube, inovacioni me i madh i dhjetevjecarit ne social media
  4. YouTube Direct, nje ndihme medias me videot e qytetareve
  5. Per te shpetuar gazetat online mjafton te paguajne 4% e lexuesve
blog comments powered by Disqus