Me ndiq ne Twitter!

Rrezikshmeria e presioneve per censure ndaj Shqiperia.com

Sot mesuam se listes se gjate te mediave shqiptare qe pesojne çdo dite presione te ndryshme i eshte eshte shtuar edhe Shqiperia.com, nje prej faqeve shqiptare me te vizituara. Siç shkruante @armandBrahaj ne Twitter, “presionin per censure tek lajme.shqiperia.com e marrim nga “kronika e zeze” ku dalin emra qe padashje kapen me droge, prostitucion etj”.

Po aq publikisht, i kerkova Mandit qe te beje nje shkrim e te denoncoje keto presione pasi, pak rendesi ka se nuk vijne nga politika, ketu rrezikohet te krijohet nje precedent i rende. Askush nuk mund t’i lejoje vetes qe t’i kerkoje medias heqjen e nje lajmi. Nese nuk je dakort, mund ta pergenjeshtrosh lajmin ku gjendesh i perfshire e nje media serioze ka per detyre te publikoje te dyja anet e medaljes. Por nuk mund te pretendosh heqjen e tij!

Presioni ndaj mediave online ne Shqiperi eshte nje fenomen i ri pasi jane ende shume pak shqiptaret qe informohen ne Internet. Ndaj dhe ketyre mediave nuk u kushtohet shume vemendje. Per momentin jane me te rrezikshme per politikane e grupe te tjera interesi lajmet e publikuara ne Shekulli, Gazeta Shqiptare, News24, Top Channel apo Tv Klan.

Por kjo situate s’do te zgjase gjate: eshte e paevitueshme qe brenda pak viteve Interneti te hyje ne pjesen me te madhe te familjeve shqiptare dhe mediat online do te fitojne nje tjeter peshe ne influencimin e opinionit publik. Ndaj dhe eshte teper e rendesishme qe presioneve te tilla t’u pritet rruga qe ne fillim duke i denoncuar publikisht.

Granit Doshlaku, pasi mesoi mbi presionet ndaj Shqiperia.com, komentonte ne Twitter: “presion mbi media te shkruara kam pare edhe me heret por mbi ato virtuale eshte rasti i pare per te cilin degjoj”. Fatkeqesisht nuk eshte rasti i pare. Nje episod te ngjashem e kam perjetuar vete kur punoja ne BalkanWeb.

Ishte viti 2002 dhe gazeta Shekulli kishte shkruar mbi nje skandal qe perfshinte nje minister te qeverise Nano. Ne BalkanWeb publikuam lajmin duke cituar gjithmone burimin, gje qe jo vetem ne ate kohe por ende sot shpesh gazetaret harrojne ta bejne. Nuk ekzistonte ende Top Channel online dhe BalkanWeb ishte gati i vetmi burim lajmesh ne shqip.

Brenda pak oresh mberrin ne redaksi nje telefonate nga zyra e shtypit e kryeministrit. Personi nga ana tjeter e telefonit me kerkonte te hiqja lajmin ne fjale “pasi nuk eshte i vertete”. U mundova t’i shpjegoja qe BW nuk ishte faqja ne Internet e kryeministrise dhe se nese mendonin se lajmi nuk ishte i vertete mund te na dergonin nje komunikate pergenjeshtrimi. Do ta publikonin menjehere.

Jo vetem qe keshtu nuk beri por presioni arriti direkt tek editori i BW, i cili shkurt u pergjigj: “Kur te terhiqen nga tregu te gjitha kopjet e Shekullit edhe ne do ta heqim lajmin”. Jo vetem qe Shekulli nuk u terhoq nga tregu por asnje pergenjeshtrim nuk mberriti ne redaksi dhe lajmi mbeti aty ku ishte.

Problemi eshte se ne te ardhmen episode te tilla rrezikojne te jene gjithmone e me te shpeshta dhe jo te gjithe editoret kane guximin dhe pavaresine e nevojshme per t’u pergjigjur si me siper.

Share

Artikuj te ngjashem:

  1. ResPublica.al dhe opinionisti si profesion
  • Pingback: uberVU - social comments

  • Pingback: Tweets that mention Rrezikshmeria e presioneve per censure ndaj Shqiperia.com « Indrit Maraku -- Topsy.com

  • http://www.eklipsi.com/ Einar

    Eshte diçka me te vertete e trishte ajo qe ka ndodhur dhe uroj te mos arrijne qellimin e tyre persona te tille, as sot as asnjehere…

    I gjithe komuniteti online duhet te jete i bashkuar ne kete drejtim dhe te denoje ashper sjellje te tilla!

  • http://indritmaraku.com Indrit Maraku

    Nese nuk u pritet udha qe ne fillim, letrat “paralajmeruese” dhe “miqesore” do fillojne t'i dergojne jo vetem njerez ordinere, por edhe ata me te “organizuar”. Ketyre personave u duhet dhene te kuptojne qe tentativa te tilla jo vetem qe nuk do kene sukses, por do denoncohen publikisht. Keshtu qe te mendohen dyhere para se t'i dergojne.

  • Pingback: Presionet per censure ne Shqiperi « Armand Brahaj – Blog Personal

  • http://www.shqiperia.com/ Mandi

    Ideja eshte qe kerkesat e tilla do vazhdojne. Ngelet te zgjidhet mes nje balance midis karakterit dhe “perfitimit” (shpjeguar me poshte)!

    Ndoshta eshte pjese e mentalitetit tone dhe e nje shoqerie te ngushte ku “me mire syri se nami”. Kemi pasur dhe me pare emaile qe kerkonin me shume lutje fshirjen e identiteteve pasi ndryshonin rrjedhen e jetes normale. Ne nja 2 raste i kemi fshire emrat duke lene vetem inicialet per te mos prishur historite dhe lajmet e pershkruar. Ne fund te fundit, ka nga ata qe e meritojne nje “mundesi te dyte”!

    Raste me te rafinuara jane ato kur “censuruesi” arrin te nderhyje tek webmasteri/redaktori i medias publikuese (gazeta X psh), fshin artikullin atje dhe me tej kerkon me insistim te fshihet dhe artikulli tek Infoarkiva. Edhe ketu kemi reaguar duke e fshire artikullin apo inicialin. Ne fund te fundit ka nje argument te forte, “media origjinale hoqi dore nga artikulli”.

    Rasti i fundit eshte kercenim dhe me tej nje arsyetim qe “eshte bere nje gabim me emrin tim” dhe ky nuk mban vend! Nuk mban vend sepse ti po kercenon, dhe nuk mban mend se po genjen! Genjeshtra vertetohet lehte nga natyra kercenuese ne fillim prezantimit.
    Ketu cdokush nuk do duronte (forca e karakterit) dhe do thoshte shko ore mbushu! Te gjithe duhet te paguajme per fajet tona, nese je kapur ne nje laborator droge, eshte dicka qe duhet te te shoqeroje gjithe jeten.

    Ndersa ana tjeter eshte cfare po perfitoj une qe ha rrezikun dhe presionin e nje te kercenuari? Fitimi financiar eshte 0 nga projekti i Infoarkives, une nuk jam gazetar qe te shqetesohem per etiken e informacionit te paster, sidomos kur nuk lidhet me shoqerine, por lidhet me nje mole!
    Ne mes kesaj balance qendron dhe krenaria (e drejta – budallai social), meshira per dike qe ndoshta nuk e meriton (oportunizmi) dhe frika e moskonfronimit me dicka per te cilen nuk kam fituar asgje (meskiniteti+i zgjuari modern).
    Qe te gjitha jane ndjesi humane, te drejta per te cilat gjykimet jane shpeshhere te gabuara.

    Kesaj rradhe kam vendosur te bej budallain e te mos e fshi ate artikull! Jo sepse dua te bej dicka te drejte, por sepse nuk me pelqen te me ushtrojne presion dhe shantazh.

  • granitDoshlaku

    Se pari pergezime per iniciativen per te hapur kete teme diskutimi. Eshte nje fakt i trishtueshem ky, qe presioni ushtrohet mbi mediat shqipe. Une per vete e shoh kete gje jo si nje gazetar, publikues apo studiues ne kete fushe por ne syrin e nje qytetari, gje kjo gje me vret shume. Fakti se disa kane ndikim dhe mund ta perdorin ate apo se disa te tjere kercenojne qe te ndikojn ne kete fushe eshte nje dukuri qe nuk duhet ti lejohet te caj perpara por qe te ushtrohet presion mbi te qe te mos vazhdoj tutje.

    Ashtu siq edhe thashe ne twitter, ky eshte rasti i pare qe me ka rene te degjoj/lexoj; rreth presionit per censure ndaj mediave virtuale.

    Graniti