Me ndiq ne Twitter!

Ndoshta francezet nuk e kuptojne Web-in

Po filloj seriozisht te mendoj se francezet kane disa veshtiresi ne kuptimin e logjikes se Internetit. Pas deshtimit te se ashtuquajturit ligji Hadopi kunder shkarkimive “ilegale” – thjeshte sepse teper i kushtueshem dhe i paaplikueshem – editoret franceze kane vendosur te krijojne nje motorr kerkimi si alternative ndaj Google persa i perket materialeve te faqeve te tyre, i cili duhet te jete gati brenda vitit.
Levizja e dyte mund te sjelle bllokimin e indeksimit te ketyre faqeve nga Google dhe leshimin e disa formulave me pagese qe do te jene te vlefshme per te gjitha gazetat franceze. Mesa duket, ne France ende nuk ka mberritur lajmi se qe kur The Times vendosi te ngreje nje “paywall” duke i deklaruar lufte Google, lexueshmeria e saj ka pesuar nje renie drastike. Renie qe sipas disa llogarive te The Guardian arrin deri ne 90%.
Nese krijimi i nje motorri kerkimi francez edhe mund te funksionoje (ndonese shume e veshtire, meqenese kane tentuar edhe me pare duke deshtuar), eshte bllokimi i Google qe me krijon habi. Sepse, sic sintetizon Vittorio Zambardino permes nje metafore ne blogun e tij, “nese vendos te shesesh djathin tend cilesor ne dyqanet e tua te nivelit te larte, nuk kuptohet perse duhet te heqesh dore nga mundesia qe te jep nje supermarket. Jemi te sigurte se ata qe sot te shikojne shkarazi, por jane shume, ne raftet e nje supermarketi do vijne te te kerkojne ne dyqanet e nivelit te larte? Jemi te sigurte per te kunderten. Pra eshte nje ide e keqe”.
Gjithesesi, ne Shqiperi jemi aq mbrapa me informacionin online dhe Internetin ne pergjithesi saqe rreziku qe editoret tane te kopjojne ata franceze as nuk ekziston.
Share

Nuk ka artikuj te ngjashem!

  • Pingback: Tweets that mention Ndoshta francezet nuk e kuptojne Web-in « Indrit Maraku -- Topsy.com

  • Mandi

    Te mos harrojme qe frengjishtja nuk eshte aq e hasur ne internet sa eshte Anglishtja. Lajmi frengjisht nuk eshte aq publik sa lajmi anglisht. Une mendoj qe duhet te ndryshoje dicka ne menyren si jepet informacioni, pagesen per informacionin qe do sillte dhe nje permiresim te cilesise.

  • http://indritmaraku.com Indrit Maraku

    Kam pershtypjen se nuk ka te beje shume me gjuhen pasi te gjithe ata qe perdorin Google shkojne tek versioni lokal (.it, .fr, .de etj.) Qe pagesa te sjelle nje permiresim te cilesise se informacionit duhet te jene te shumte ata qe paguajne. Eshte ende heret, por shifrat deri tani flasin per te kunderten. Ajo qe dime me siguri, deri tani, eshte se duke bllokuar Google humb pjesen me te madhe te vizitoreve pasi per momentin mbetet ende numri nje per burim vizitash.
    Dhe kur jane ende pak lexuesit e gatshem te paguajne per te te lexuar, te humbesh lexueshmerine e faqes ne pergjithesi do te thote edhe me pak publicitet, me pak te ardhura… nuk me duket nje zgjidhje e mencur.